Projekti kryesor i Objektit të ri të gjimnazit “Sami Frashëri”

🎯Kurtishi: Projekti kryesor i Objektit të ri të gjimnazit “Sami Frashri” është përfunduar dhe si donacion në vlerë prej 159.701 euro iu është dorëzuar komunës nga projektuesi
👉Në press konferencën e Alternativës e cila u mbajt sot në Kumanovë, kryetari i Degës, Orhan Kurtishi shpalosi para opinionit një donacion të realizuar nga anëtari i kryesisë si dhe kryetari për urbanizëm Skender Osmani, për gjimnazin “Sami Frashri”, e cila kap vlerën prej 159.701 eurove.
🏗“ Megjithatë, për t’u bërë realitet shkolla “Sami Frashri” në Kumanovë, anëtari i kryesisë së Alternativës në Kumanovë, që njëherazi është edhe pronar i Ndërmarrjes për Projektim dhe Ndërtim URBANING SHPK Kumanovë, Skender Osmani, ka bërë projektimin e kësaj shkolle, ndërsa si projekt i gatshëm i është dhënë komunës si donacion.
👏Vlera e këtij donacioni është 159.701 euro. “, theksoi midis tjerash Orhan Kurtishi në press konferencën që e prezantuan këshilltari komunal i Alternativës, Driton Sulejmani si dhe arkitekti Skender Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *