Pa drejtësi, pa shtet të së drejtës, nuk ka as kohezion e mirëbesim të brendshëm, as shtet funksional, as prirje europiane. Drejtësia është një temë e cila na prekë të gjithëve dhe në të cilën bashkohemi të gjithë. Ta ndërtojmë një drejtësinë profesionale, të paanshme, të depolitizuar, të departizuar dhe europiane, sepse për këtë do të na falënderojnë edhe brezat që vijnë, ndërsa një shtet i tillë do të prodhojë mirëqenie afatgjatë për të gjithë qytetarët e tij.