Kryetari

Afrim Gashi

Kush është Afrim Gashi?

Afrim Gashi është i lindur më 9 nëntor të vitit 1977 në Shkup.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindjen e tij, duke bërë betejë për hapjen e paraleles së mjekësisë edhe në Shkup.
Gjatë shkollës së mesme është marrë edhe me muzikë, ndërsa bashkë me grupin e tij kanë marrë pjesë edhe nëpër festivale të ndryshme.

Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës e mbaroi në vitin 2007, ndërsa aktualisht është në studime pasuniversitare në Institutin e Studimeve Juridike, Sociologjike dhe Politike në Shkup, në drejtimin e shkencave politike.
Një kohë ka punuar edhe si redaktor në SHB “Logos-A”, ndërsa në opinionin është i njohur edhe si publicist, duke qenë aktiv me shkrime publicistike.
Në vitin 2011 e ka themeluar revistën mbarëkombëtare “Shenja” dhe deri në vitin 2014 ka qenë kryeredaktor i saj.
Nga viti 2014 është aktiv edhe në politikë, duke e themeluar Lëvizjen Besa. Ai është nismëtar, projektues dhe ideator i saj, ndërsa një kohë e ka ushtruar edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të saj.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitin 2016, Afrim Gashi, është zgjedhur deputet, duke kandiduar në njësinë zgjedhore nr. 2.
Pas ndërhyrjeve së gjykatave shtetërore dhe pamundësisë së funksionimit politik, Afrim Gashi vendosi që më 9 mars 2019 emrin e partisë ta ribrendojë në “AlternAtivA” dhe aktualisht është kryetar i saj.
Ai është i martuar dhe prind i dy vajzave.