Nënkryetari i Kuvendit nga AlternAtivA, z. Hysni Ismaili, mirëpriti sot Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian, z. Josep Borrell.
Në diskutimin e frytshëm me delegacionin evropian u bisedua për sfidat aktuale në Maqedoninë e Veriut si dhe për zbatimin e obligimeve të marra për hapjen e kapitujve në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
AlternAtivA, sikurse deri tani, mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane.