Në Uashington patëm nderin ta takojmë z. Edward Joseph nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në “Johns Hopkins University”, një nga ekspertët më të shquar amerikan për Ballkanin dhe mik i dëshmuar i shqiptarëve. Me të diskutuam mbi sfidat dhe perspektivën e Maqedonisë së Veriut, por edhe të rajonit, si dhe kujdesin që duhet treguar aktorët politikë në hedhjen e hapave drejt një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët tanë.
![](https://alternativa.org.mk/wp-content/uploads/2024/01/421253603_946918376797685_8671664126614360286_n.jpg)