Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarja Safije Sadiki Shaini, sot në hapësirat e Parlamentit e priti në takim të dërguarin special të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.
Temë e këtij takimi ka qenë gjendja aktuale politike e Maqedonisë së Veriut në raport me integrimin europian. Me këtë rast kryetari Gashi e ka njoftuar emisarin e lartë gjerman për angazhimin e Alternativës në procesin e integrimit, duke e theksuar faktin se ajo u bë pjesë e qeverisë në një moment delikat, kur duhej të merret data për fillimin e bisedimeve për aderim, madje – përkundër sjelljes jomirënjohëse të partnerëve dhe daljes nga qeveria – Alternativa vazhdon ta ruajë këtë kurs dhe të angazhohet njësoj edhe pse tash është në opozitë.
Mysafiri i lartë gjerman e përshëndeti angazhimin e Alternativës dhe shprehu inkurajim që gjithë spektri politik në vend ta mbështesë këtë agjendë, sepse kjo është në të mirë të gjithë qytetarëve të RMV-së dhe rajonit, në përgjithësi.
AlternAtivA – Shkup
Shkup, 17.05.2023