Në pritjen që e kisha për ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, SH.S. Petra Dreksler, sot biseduam për perspektivën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut në kuadër të Procesit të Berlinit, duke e theksuar veçmas rolin dhe ndihmesën e madhe të Gjermanisë në demokratizimin dhe europianizimin e rajonit.
Integrimi europian dhe perspektiva ekonomike janë dy shtigjet e binarëve në të cilët Maqedonia e Veriut e gëzon mbështetjen e Gjermanisë.