Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin turk, Sh.T. Fatih Ulusoy.

Kënaqësi të takoj ambasadorin turk, Sh.T. Fatih Ulusoy. Theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe miqësinë mes popujve tanë. E falënderova ambasadorin për mbështetjen e gjithanshme që Republika e Turqisë i jep vendit tonë.
Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe vendi që vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë në sektorë të ndryshëm dhe paraqitet si partner strategjik investues. Gjithashtu, Turqia ishte mbështetësi parimor i anëtarësimit tonë në NATO, ku tani jemi aleatë, dhe shpresat janë që së shpejti të dyja vendet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *