Kanita Bakiji nga Forumi i Rinisë Alternativa pjesëmarëse në debatin publik si pjesë e projektit “Democracy Works”

Akademia për debat publik u finalizua me debatin e mbajtur mbrëmë në Holiday Inn në Shkup, ku të gjithë pjesëmarrësit e forumeve rinore debatuan mes vete në temat politikat rinore në nivel lokal dhe kombëtar, rëndësia e Ligjit për të rinjtë dhe parandalimi i migrimit të të rinjve.
Kanita Bakiji nga Forumi i Rinisë Alternativa ishte pjesë e dy moduleve dhe mbrëmë në eventin final ajo foli rreth migrimit dhe parandalimit të saj, ku mes tjerash theksoi se Alternativa si parti politike do fokusohet në dy politika, siç është subvencionimi për çiftet e reja për banesa dhe mbrojtja e familjes, pra nxitja e natalitetit.
Kjo Akademi është pjesë e projektit “Democracy Works”, i implementuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci dhe financuar nga Ambasada Britanike në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *