
Kisha kënaqësi ta takoj mediatorin e Presidencës Belge me Bashkimin Europian, Peter Vanhoutte. Ishte një takim konstruktiv dhe i rëndësishëm për ardhmërinë europiane të Maqedonise se Veriut. Vazhdojmë të punojmë për kursin europian të vendit.
Kisha kënaqësi ta takoj mediatorin e Presidencës Belge me Bashkimin Europian, Peter Vanhoutte. Ishte një takim konstruktiv dhe i rëndësishëm për ardhmërinë europiane të Maqedonise se Veriut. Vazhdojmë të punojmë për kursin europian të vendit.
Me strukturat e VLEN-it në Gazibabë. I falënderova për angazhimin heroik në këtë fushatë, e cila u rrumbullakësua me fitore historike në kampin shqiptar më 8 maj. 107 mijë herë faleminderit. Ndryshimi u bë realitet!
Të gatshëm si asnjëherë më parë. Derë më derë, sot në Rramanli, për ndryshimin e madh. Ndryshimi po ndodh. Ndryshimi ia VLEN! LINKU
Përmirësimi i infrastrukturës dhe kushteve të jetës për banorët e Dizhonit, janë zotimi ynë për qeverinë e re. Bashkë për ndryshim. Ndryshimi ia VLEN!
Me punën e tyre në treg ndihmojnë familjen dhe shtetin. Ne do të angazhohemi që tregu i Çairit të modernizohet. E, me bashkimin e forcave të prodhuesve gjithëshqiptarë do të shtohet oferta e do të ketë çmime më të leverdishme. …
Vazhdo leximinPas xhumasë, takova aktivistët e VLEN-it në Trubarevë. Angazhimi i palodhshëm i secilit aktivist në këtë fushatë nuk shkoi huq. Arritëm ta sjellim ndryshimin e shumëpritur. Jam thellësisht mirënjohës për punën e aktivistëve dhe për çdo votë shqiptare që e …
Vazhdo leximinNjë ditë e bukur si sot nuk mund të kalohej pa takuar derë më derë ata që do ta bëjnë ndryshimin me 8 maj. Nga qendra e Kumanovës kaluam përgjatë Dardanisë, për të biseduar pastaj me banorët e Opajës, Orizares, …
Vazhdo leximinBashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, takuam aktivistët e komunës së Çairit e Lubotenit për të shprehur mirënjohje për kontributin që po japin për ndryshim. Aktivistët janë meritorët e fitores që do të kurorëzohet …
Vazhdo leximinDerë më derë, për ndryshimin e madh. Në Butel, si në çdo pjesë të vendit takuam qytetarë që nuk kanë frikë të votojnë për numrin 6 me 8 maj. Ndryshimi do të ndodh Ndryshimi ia VLEN!
Institucionet e reja do ta kenë gjithnjë derën e hapur për qytetarët dhe bizneset në vend. Do të angazhohemi bashkërisht me anëtarët e Odës Ekonomike Shqiptare në Maqedoni të Veriut të përmirësojmë klimën e të bërit biznes dhe të rrisim …
Vazhdo leximin