Sonte, në prani të nënkryetarit të Alternativës, Bekim Sali, dhe sekretarit të përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi, me mbështetje unanime u zgjodh koordinatori i degës së Alternativës për Studeniçan, që njëherazi do të jetë edhe shef i shtabit zgjedhor të Alternativës për këtë komunë.
Aliu është arsimtar i biologjisë dhe aktivist i Alternativës që nga orët e para.
Me këtë rast ai u falënderua për këtë mbështetje dhe besim, të cilin premtoi se do ta kthejë në fitore.
Pas rikonsolidimit të kësaj dege, AlternAtivA po futet në procesin zgjedhor me kapacitete të plota dhe e gatshme për fitoren e radhës.
Edhe në Karshiakë po vijnë ditë të mira.