Forumi i gruas takuan themelueset e “Qendrës për viktimat e dhunës në familje ETIKA” në Gostivar

Në praninë e deputetes Safije Sadiku Shaini, si dhe anëtarëve të Kryesisë Qendrore, Arlinda Gjakova, Imërlije Saliu, Njomza Imeri Ismaili dhe kryetares së Forumit të Gruas të Alternativës, znj.Albulena Demiri Zendeli, u realizua takim me themelueset e “Qendrës për viktimat e dhunës në familje ETIKA” në Gostivar, znj. Sebajete Zenku, Blerita M.Mazllami dhe Xharije Alili.
Në këtë takim u diskutua mbi mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, me ç’rast Forumi i Gruas së AAA dhuroi edhe një donacion simbolik dhe premtoi mbështetjen e të drejtave të grave dhe mbrojtjen e tyre në të gjitha sferat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *