Me ftesë nga ana e ambasadorit Deputeti Husni Ismaili mori pjesë në takim me mysafirë nga Republika Popullore të Kinës.
Me atë rast takoi z. He Lianghui, nënkryetar i konferences politike të provincës Yu Nan dhe ambasadorin z. Zhang Zuo, së bashku me një delegacion të nivelit të lartë ekonomik nga Republika Popullore të Kinës.
Në takim u diskutua për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore te Kinës, duke eksploruar mundësite e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve mike.