Zv. Kryeministri i Parë Bekim Sali në Rihapjen e Institutit për Mjekësi të Transfuzionit në Tetovë

Me kënaqësi rihapëm hapësirat e rikonstruktuara të Institutit për Mjekësi të Transfuzionit në Tetovë, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, z. Azir Aliu, Drejtorin e Institutit, z. Amir Elezi, si dhe Drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Erzen Elezi.

Tetova shërben si një qendër e rëndësishme rajonale, duke mbuluar edhe Gostivarin, Kërçovën dhe Strugën, dhe kështu mundëson shërbime më cilësore e më të avancuara për qytetarët e gjithë rajonit.

Investimet në shëndetësi nisin nga krijimi i kushteve dinjitoze për punë dhe nga garantimi i shërbimeve të sigurta për pacientët.

Qeveria mbetet e përkushtuar që të vazhdojë investimet në sektorin e shëndetësisë, duke siguruar kushte moderne dhe të përshtatshme për trajtim mjekësor për të gjithë qytetarët, tha Sali.