Kryetari i Alternativës, dr. Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë sot në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, Ibrahimi theksoi se multikulturalizmi, bashkëjetesa dhe respekti ndaj të gjithë popujve që jetojnë në shtetin tonë përbëjnë bazën e Republikës dhe janë themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet e ardhmja e saj.