Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë hapjes së shtabit VLEN për komunën e Strugës, ka nënvizuar se Mendi Qyra është emri që do ti prije ndryshimit në Strugë.
“Se VLEN-i dallon prej subjekteve politike tjera është shembulli i Strugës dhe kandidatit të pavarur Mendi Qyra. Bashkë me krerët e VLEN-it sonte morëm pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Strugë.
Struga jonë e bukur, e lënë në harresë nga pushtetet e kaluara ka nevojë urgjente për ndryshim.
19 tetori i këtij viti do ta sjell ndryshimin e madh në Strugë, po edhe në mendësinë politike shqiptare. Mendi Qyra është emri që do ti prije këtij ndryshimi”, nënvizoi Ibrahimi.