Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN për kryetar të komunës së Kërçovës, Fatmir Limani.
“ Nga Likova në Studeniçan, e tash në Kërçovë-Uskanën tonë të dashur, së bashku me krerët e VLEN-it, morëm pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani.
Uskana jonë e dashur, e ka kërkuar me ngulm ndryshimin politik, pikërisht për shkak të ngulfatjes nga ideja e familjarizmit të drejtuesit e BDI së.
Ka ardhur koha që banorët e këtij vendi të çlirohen nga kjo logjikë dhe ngulfatje. Edhe ata duan të trajtohen me dinjitet dhe të kanë mundësi të barabarta në punësim, shkollim, etj.
Me Fatmir Limanin në krye të Kërçovës do të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë”, shkruan Ibrahimi.