Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN për kryetar të komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku.
“ Në Sllupçanin heroik sot morëm pjesë në promovimin e kandidatit të VLEN për komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku.
Me këtë rast, bashkëbiseduam me banorët e Sllupçanit ku i dëgjuam hallet dhe problemet e tyre si dhe nevojën e padiskutueshme të ndryshimit!
Sllupçani i lënë pasdorësh nga pushteti i deritanishëm i BDI do të ndryshoj dukshëm pas datës 19 tetor. Brenda një viti Qeveria VLEN për këtë fshat dhe komunë ka realizuar projekte të prekshme të cilat pushteti lokal i BDI po i përvetëson si të tijat. Por, ne nuk do të ndalemi me kaq.
Me Nexhmedin Sadikun në krye të Komunës së Likovës nuk do të ketë derë për paperspektivën dhe shpërnguljen e të rinjve të kësaj komune”, shkruan Ibrahimi.