Zeqirija Ibrahimi: Jemi të vendosur për ta kthyer Haraçinën aty ku e ka vendin

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë hapjes së shtabit VLEN për komunën e Haraçinës, ka nënvizuar se jemi të vendosur për ta kthyer Haraçinën aty ku e ka vendin.

“Sonte, në Haraçinën legjendare, hapëm shtabin zgjedhor për t’i dhënë përkrahje maksimale Daut Beqirit, kandidatit të VLEN për kryetar komune të Haraçinës!
Bashkë me udhëheqësit e VLEN, jemi të vendosur që Haraçinën ta kthejmë aty ku e ka vendin, në zemër të zhvillimit dhe progresit.
Ky vend, kur është dashur, ka ditur të flijohet e të sakrifikohet. Tani është koha që të ndërtojmë, të zhvillojmë dhe të krijojmë një të ardhme të ndritur për brezat që vijnë”, nënvizoi Ibrahimi.