Emisioni i fundit KOD pa asnjë dyshim konfirmon se drejtorit të përgjithshëm aktual të SH.A. “Mepso” do t’ia kishte zili edhe një partner i tij i koalicionit, që është kampion për korrupsion – Bashkimi Demokratik për Integrim.
Nga informacioni që është publikuar, rezulton se vendimi i Bordit Drejtues të SH.A. “Mepso” për rritjen e çmimit të marrëveshjes e cila është firmosur në vitin 2019, ndërsa ka afat të realizimit deri në maj të vitit 2023, është antiligjor, skajshmërisht i dëmshëm dhe i nxitur thjesht nga qëllime fitimprurëse, ndërsa e dëmton drejtëpërdrejt buxhetin e kompanisë, ia rrit borxhin shtetit për tre milionë euro shtesë, para këto të cilat duhet t’i kthejnë qytetarët të cilët nuk janë aspak fajtorë për këtë.
Për një projekt, për të cilin 95 për qind të pajisjeve janë dorëzuar dhe paguar, të merret vendim për rritjen e çmimit për tre milionë euro shtesë për punët ndërtimore, të cilat duhet të zhvillohen duke filluar nga viti 2024 e tutje, ndërsa vit bazik për rritje të çmimit ta marrësh vitin 2020, kur çmimet kanë qenë maksimalisht të larta, kështu ky drejtor pa asnjë konkurrencë mund ta fitojë çmimin Nobel për zbulim të shekullit. Vetë fakti që për vit bazik qëllimisht është zgjedhur viti 2020, kur çmimet kanë qenë më të larta, ndërsa jo viti 2019, kur është firmosur kontrata, me cilin vit rritja e çmimit do të ishte pothuajse dyfish më e vogël, konsiderojmë se është bazë e mjaftueshme për Prokurorinë Publike të hapë hetim për këtë rast, sepse viti 2020 është zgjedhur qëllimisht si bazë për të shkaktuar rritje më të madhe të çmimit, pa e pasur parasysh aspak që ky vendim mund të shkaktojë keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Nga vendim i pabazë, ky vendim bëhet qesharak, kur si arsye të rritjes së çmimit në vitin 2024 paraqitet pandemia “Kovid 19” kur të gjithë ne jemi të vetëdijshëm që pandemia ka kohë që ka kaluar. Drejtori i Përgjithsëm i Mepso-s duhet të shpjegojë se si e ka ndryshuar konkluzionin e Bordit Drejtues të muajit shkurt 2023, me të cilin firmës së njëjtë duhej t’i ofrohej rritje drastike më e ulët e çmimit me shkallëzim sipas çmimit në bursë, gjë që duhej ta mbrojë Mepso-n në një periudhë kur çmimet e materialeve në bursat botërore shënonin rënie të madhe? Cili ka qenë oficeri për lidhje i cili e ka dakorduar marrëveshjen dhe në xhepat e kujt duhet të përfundojnë këto para? Pse e kanë humbur një vit të tërë duke mos ndërmarrë asgjë, në kohën kur çmimet në bursë shënonin rënie? Pse nuk e kanë shfrytëtuar këtë për ritederim të projektit për të fituar çmim edhe më të lirë se ai në vitin 2019?
Se në këtë rast ka korrupsion, kjo është shumë e qartë, ndërsa se a do të veprojë Prokuroria dhe Komisioni për Antikorrupsion, kjo mbetet të shihet.
Sidoqoftë, 8 maji është shumë afër, kur fillimisht ata do të shkojnë në opozitë, bashkë me mentorin e tyre – BDI-në, ndërsa pastaj do të përballen edhe me drejtësinë.
Shkup, 19.02.2024