VLEN hapi shtabet zgjedhore në Saraj dhe Zhelinë

Me pjesëmarrjen e qindra aktivistëve dhe mbështetësve, liderët e koalicionit VLEN hapën shtabet zgjedhore në komunën e Sarajit dhe atë të Zhelinës.

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi, publikoi në Facebook se qytetarët në çdo cep të vendit po radhiten pas VLEN-it.

“Vazhdojmë me hapjen e shtabeve të Fitores gjithandej ku ka shqiptarë. Sonte, Zhelina dhe Saraji iu bashkëngjitën karvanit të ndryshimit. Në çdo cep të vendit po marrim përkrahje për rrugën që kemi nisur, rrugën e ndryshimit, mirëqenies dhe dinjitetit. Zhelina VLEN! Saraji VLEN!”, shkruan kryetari Afrim Gashi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *