Në seancën e 26-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u morr vendimi për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”.
Çairit i ndahen 169 milionë denarë,
Gostivarit 162 milionë denarë,
Tetovës 81 milionë denarë,
Dibrës 42 milionë denarë,
Kërçovës 56 milionë,
Strugës 136 milionë,
Haraçinës 35 milionë denarë,
Vrapçishtit 54 milionë denarë,
Likovës 55 milionë denarë,
Bërvenicës 37 milionë denarë,
Dollnenit 36 milionë denarë,
Shuto Orizare 68 milionë denarë, Bogovina 60 milionë denarë,
Zhelina 51 milionë.
Në këtë rishpërndarje nga Qeveria nuk ëshë diskriminuar dhe sabotuar asnjë komunë e cila udhëhiqet dhe menaxhohet nga kryetarë e BDI-së opozitare.(Nga analizat komparative të transfereve kapitale për kokë banori midis komunave me popullsi dominuese shqiptare dhe atyre me popullsi dominuese maqedonase, në kohën e qeverisjej së BDI diskrepancë ka qenë e skajshme, komunat me popullsi dominuese maqedonase kanë pasur dyfish më shumë transfere kapitale në krahasim me komunat me popullsi shqiptare)
VLEN është qeverisje ndryshe!
Jo premtime por VEPRIME! shkroi Imerlije Saliu.