Kryeparlamentari Gashi, zhvilloi takim me Anton Hofrajmer, Kryetar i Komisionit për Çështje Europiane në Bundestag.

Gjatë vizitës sime në Berlin, zhvillova takim me Anton Hofrajmer, Kryetar i Komisionit për Çështje Europiane në Bundestag. Diskutuam për marrëdhëniet tona bilaterale, të cilat janë karakterizuar me dialog intensiv dhe produktiv për më shumë se tre dekada. Z.Hofrajmer shprehu mbështetje të parezervë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke përmendur rezolutën e Bundestagut të miratuar më 15 qershor 2023, si një element qenësor i kësaj mbështetje, për çka shpreha mirënjohje të sinqertë.
Biseduam gjithashtu për pengesat e integrimit, për sakrificat e deritanishme të shtetit tonë, si dhe për përmbushjen e detyrimit në lidhje me ndryshimet kushtetuese. E informova që ky detyrim është angazhim parësor i legjislativit dhe ekzekutivit të shtetit tonë, megjithatë mebtemi të përkushtuar që të gjejmë një modalitet efikas. Në këtë drejtim, është e rëndësishme inkuziviteti dhe një parashikueshmëri më e madhe si nga BE -ja ashtu edhe nga vendet anëtare, që të mos përballemi me kërkesa të reja dypalëshe, por të fokusohemi tek kriteret e Kopenhagës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *