Shef shtabi i Alternativës dega në Kumanovë për zgjedhjet e vitit 2024 u zgjodh Orhan Kurtishi

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të degës të Alternativës në Kumanovë u diskutua rreth situatës politike, aktiviteteve të degës si dhe zgjedhjes së Shefit të shtabit dhe shndërrimit të aktivitetit të degës në aktivitet në nivel shtabi.
U propozua dhe me vota unanime u zgjodh Orhan Kurtishi, Shef shtabi i Alternativës dega në Kumanovë për zgjedhjet e vitit 2024.
Zëvendës Shef shtabi u zgjodhën Abaz Selmani dhe Sami Bajrami.
Zgjedhjet e 8 majit janë vendimtare për të ardhmen e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Andaj, Alternativa dega në Kumanovë është e unifikuar drejt sjelljes së ndryshimit të madh.
Kumanovë, 01.03.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *