Në Komisionin parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, pushteti LSDM-BDI tentoi që të eliminojë kandidatin e Lidhjes Europiane për Ndryshim për anëtar të KSHZ-së Abdush Demiri.
Kryetarja e Komisionit po kërkon të nxjerrë pengesa pa bazë ligjore, duke tentuar që me çdo kusht ta privojë opozitën nga e drejta për të deleguar anëtar në KSHZ.
Shihet qartë se frika nga humbja e zgjedhjeve, siç e konfirmojnë të gjitha sondazhet, e ka sjellë BDI-në buzë greminës dhe, me metoda të këtilla antiligjore dhe antidemokratike, po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Por, pavarësisht të gjitha marifeteve që mund të tentojnë, shqiptarët tashmë kanë vendosur. Më 8 maj do t’ia japin verdiktin BDI-së.