FAMILJA DHE SHOQËRIA

Alternativa nuk do të ishte kjo që është nëse si parti e qendrës së djathtë, që beson në vlera konservatore, nuk do të angazhohej zëshëm edhe për tema tipike konservatore, siç është edhe familja. Ne besojmë se familja është një bashkësi mes një burri dhe një gruaje, që realizohet publikisht, dhe si e tillë regjistrohet. Kjo nënkupton se secila trajtë tjetër që nuk ndërtohet mbi këto parime mund të jetë një bashkësi tjetër sociale, por nuk është familje. Në një botë ku liberalizmi gati se nuk është shpallë dogmë e shenjtë, të pretendosh për vlera konservatore shpesh merret si hendikep, por për ne nuk ka kuptim angazhimi publik dhe politik nëse nuk i shprehim zëshëm edhe bindjet tona rreth temave që sot e preokupojnë shumicën e shqiptarë në vend por edhe mbarë botën e qytetëruar.

(Afrim Gashi – Kongresi I, 15 maj 2022)