Organizata e Kombeve të Bashkuara e njohu 11 korrikun si ditë të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, të realizuar më 1995.

ot, kur Organizata e Kombeve të Bashkuara e njohu 11 korrikun si ditë të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, të realizuar më 1995, me ç’rast janë vrarë mbi 8000 civilë boshnjakë, është mirënjohje e madhe për të gjitha viktimat dhe ndëshkim për agresorin.
Kjo është edhe një shpresë se megjithatë njerëzimi arrin ta ruajë ndjeshmërinë ndaj krimit dhe se OKB-ja gjen fuqi për t’u bashkuar në vlerat e përbashkëta në afirmimin e njerëzores dhe ndëshkimin e atyre që, përmes shtytjeve gjenocidale, synojnë t’i përmbushin ambiciet e tyre të sëmura për pushtet.
Natyrisht, emri i përveçëm i agresorit është Serbia e Millosheviqit, që hiç më pak krime ka lënë edhe në Kosovë, ku po ashtu ka mjaft arsye për ta kualifikuar si të tillë për masakrat e realizuara ndaj civilëve shqiptarë në luftën e viteve 1998-1999.
Never forget Srebrenica!

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *