Më 5 tetor 2025, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në një bashkëbisedim të këndshëm me banorët e fshatit Nerovë, në Komunën e Krushevës.
Në këtë takim miqësor, u bisedua hapur për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, për kandidatin për kryetar komune, z. Xhemil Fejzullahu, si dhe për listën e Koalicionit VLEN, të udhëhequr nga Betim Bajramovski.
Dr. Ibrahimi theksoi se programi i Koalicionit VLEN synon zhvillim, integrim dhe avancim për të gjithë banorët e Krushevës, pa dallim vendbanimi apo përkatësie.
“Nuk do të ketë më dallime në zhvillim midis vendbanimeve të ndryshme të Krushevës,” – u shpreh ai, duke theksuar se Nerova dhe të gjitha fshatrat tjera do të kenë përkrahjen e merituar nga pushteti lokal dhe qëndror.
Një zë për Krushevën! Rretho numrin 7!


