Më 30 shtator 2025, në Shkup, në një sallë të stërmbushur me mbështetës, u mbajt Konventa promovuese e zgjedhjeve lokale 2025, ku koalicioni VLEN, në një zë, hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm, emocion dhe besim, u prezantuan kandidatët për kryetarë komunash dhe listat e kandidatëve për këshilltarë komunalë nga të gjitha komunat, të cilët do ta përfaqësojnë frymën e ndryshimit, përgjegjësisë dhe vizionit të ri.
Në fjalën e tij, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, theksoi se këto janë momente që kalojnë përtej fitores elektorale, sepse në sytë e njerëzve lexohet shpresa – shpresa për ditë më të mira, për një politikë ndryshe dhe për një të ardhme me dinjitet.
Fushata e VLEN-it nuk është vetëm një garë politike, por një rrugëtim për ndryshim të vërtetë, për përfaqësim të ndershëm dhe për zhvillim të barabartë në çdo komunë.
Sepse ia VLEN – për qytetarin, për shpresën dhe për të ardhmen tonë të përbashkët.
