Kujdesi për shëndetin – vlerë dhe përgjegjësi e përbashkët

28 shtator 2025, në Parkun e Çairit, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, iu bashkua një aktiviteti fisnik që kishte për qëllim ruajtjen dhe ngritjen e vetëdijes për shëndetin.

Ky aktivitet u organizua nga të rinjtë dhe forumet e grave të koalicionit VLEN, në bashkëpunim me mjekë nga Shtëpia e Shëndetit, të cilët ofruan shërbime rutinë shëndetësore, si matjen e shtypjes së gjakut dhe analiza të tjera bazike.

Në fjalën e tij, Dr. Ibrahimi theksoi se shëndeti është një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit individual dhe shoqëror, dhe se ruajtja e shëndetit është e drejtë dhe detyrim i secilit prej nesh – për veten, për familjen dhe për shoqërinë.

Ky aktivitet simbolizon përkushtimin e Alternativës dhe koalicionit VLEN për një shoqëri më të vetëdijshme, më të shëndetshme dhe më humane.