Më 5 tetor 2025, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, vizitoi Komunën e Dollnenit, ku nga afër pa kërkesën dhe dëshirën e banorëve për ndryshim të vërtetë.
Në këtë takim me qytetarët, u vlerësua lart kandidatura e Blerim Islamit për kryetar komune, e cila tashmë ka sjellë shpresë për një komunë të hapur, të drejtë dhe në shërbim të qytetarëve.
Dr. Ibrahimi theksoi se pas 19 tetorit, në Dollnen nuk do të ketë më familjarizma, diskriminim në punësim apo në shërbimet komunale, sepse drejtësia dhe meritokracia do të jenë parime të qeverisjes lokale.
Për këtë garancë janë Blerim Islami dhe lista e këshilltarëve të Koalicionit VLEN, të udhëhequr nga Musa Shaqiri – njerëz të ndershëm, profesionistë dhe të përkushtuar për zhvillimin e komunës.




