Më 5 tetor 2025, Kryetari i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në tubimin e madh të koalicionit VLEN në Komunën e Tearcës, ku u përcoll me entuziazëm mesazhi numër 7 i 19 tetorit – mesazhi i ndryshimit dhe shpresës.
Në këtë ngjarje, Daut Memishi, kandidati për kryetar komune, dhe lista e këshilltarëve të VLEN-it, e udhëhequr nga Lavdim Farizi, u prezantuan si ekipi që do ta sjellë ndryshimin e madh në Tearcë.
Në fjalën e tij, Dr. Ibrahimi theksoi se me 19 tetor do të ndërpritet praktika e keqmenaxhimit nga autoritetet lokale, dhe se qeverisja e re e VLEN-it do të jetë në shërbim të njerëzve, jo kundër tyre.
Ai theksoi se punëtorët arsimorë, shëndetësorë, socialë dhe çdo punëtor që varet nga pushteti lokal do të ndiejnë ndryshimin e qeverisjes së re, sepse VLEN nuk kërcënon, nuk zhvat dhe nuk hakmerret – por punon me ndershmëri, përgjegjësi dhe dashuri për qytetarin.
