 Bashkë me homologun tim, Shlomo Karhi- Ministër i Telekomunikacionit të Izraelit, në Tel Aviv, nënshkruam marrëveshje për bashkëpunim në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare.
Bashkë me homologun tim, Shlomo Karhi- Ministër i Telekomunikacionit të Izraelit, në Tel Aviv, nënshkruam marrëveshje për bashkëpunim në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare. Zhvillimi i marrëdhënieve në fushën e komunikimeve elektronike paraqet faktor kyç në nxitjen e tregtisë, zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, ndaj duke konfirmuar nevojën për ndërveprim në përmirësimin dhe modernizimin e komunikimeve elektronike, vendosëm që përmes kësaj marrëveshje të thellojmë bashkëpunimin dhe përfitimin reciprok.
Zhvillimi i marrëdhënieve në fushën e komunikimeve elektronike paraqet faktor kyç në nxitjen e tregtisë, zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, ndaj duke konfirmuar nevojën për ndërveprim në përmirësimin dhe modernizimin e komunikimeve elektronike, vendosëm që përmes kësaj marrëveshje të thellojmë bashkëpunimin dhe përfitimin reciprok. Ndër të tjera, kjo marrëveshje synon shkëmbimin e përvojave, njohurive, informacioneve dhe praktikave në lidhje me komunikimet elektronike dhe shërbimet postare, të cilat janë në interes të përbashkët për të dy vendet.
Ndër të tjera, kjo marrëveshje synon shkëmbimin e përvojave, njohurive, informacioneve dhe praktikave në lidhje me komunikimet elektronike dhe shërbimet postare, të cilat janë në interes të përbashkët për të dy vendet.Admirim Aliti – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës



 
							 
					 
	 
							 
							