![📌](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t5/1.5/16/1f4cc.png)
Ishte nder dhe privilegj të jem pjesë e panelit “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Hapësirën Kibernetike”, i cili u zhvillua në kuadër të konferencës ,,Cybertech Global” – Samiti Ndërkombëtar i Industrisë Kibernetike në Telaviv.
![💬](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tc7/1.5/16/1f4ac.png)
Në këtë panel, ku bashkëpjesëmarrës ishin përfaqësues të lartë qeveritar dhe inovator nga shumë vende të botës, adresuam rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe publik dhe paralelisht bashkëveprimin ndërshtetëror në trajtimin efektiv të kërcënimeve kibernetike si një faktor thelbësor për funksionimin e sigurtë të infrastrukturës dhe shërbimeve kritike në hapësirën kibernetike dhe sigurinë kombëtare.
![🎯](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t9/1.5/16/1f3af.png)
Potencova se Maqedonia e Veriut në kontinuitet dhe me shumë përkushtim po punon në zhvillimin e infrastrukturës për sigurinë kibernetike, duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm lidhur me ndërtimin e partneriteteve me subjektet e sektorit privat dhe organizatave ndërkombëtare, ku theksova projektin aktual me USAID-in mbi Infrastrukturën Kritike si dhe planet për të krijuar Agjencinë për Siguri Kibernetike.
![🤝](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tbd/1.5/16/1f91d.png)
Falënderova organizatorët për mundësinë dhe u shpreha i kënaqur që eventeve të tilla, ku mund të ndajmë sfidat, përvojat dhe praktikat me vende të ndryshme, janë mënyra më e mirë për të ndihmuar në progresin global.
Admirim Aliti