Në zyrat e organizatës amerikane IRI në Shkup, liderët e koalicionit VLEN zhvilluan një takim shumë të rëndësishëm me drejtorin për Europë, z. Paul McCarthy

Në zyrat e organizatës amerikane IRI në Shkup, liderët e koalicionit VLEN zhvilluan një takim shumë të rëndësishëm me drejtorin për Europë, z. Paul McCarthy, dhe drejtorin për Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, z. John Fluharty. 🤝
Në këtë takim, u diskutua për çështjet kyçe të integrimit europian, reformat e nevojshme, sundimin e ligjit, dhe luftën e pakompromistë ndaj korrupsionit. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me IRI-në për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të forcuar institucionet tona. Koalicioni VLEN është i angazhuar për realizimin e këtyre qëllimeve dhe për avancimin e progresit në vend dhe rajon. 🌍✨

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *