Në Shkup u mbajt Samiti për Planin për rritje të BE-së

Si nikoqir i panelit në kuadër të Samitit për Planin për rritje të BE-së në Shkup, disktuam për të ardhmen – jo si vizion i largët, por si realitet të cilën tanimë po fillojmë ta jetojmë.
„Kur flasim për rritje, nuk mendojmë për numra abstrakt – por për rrugë të lidhura, energji të qasshme, startup-e që qëndrojnë këtu dhe studentë që kthehen në vendin e tyre”.
Maqedonia e Veriut tashmë po e trason këtë rrugë. Të parët në rajon i përfunduam të gjitha procedurat ligjore për implementimin e Planit për rritje tashmë kemi siguruar parafinancim prej 52.4 milionë euro. Gjithashtu në rrjedhë janë duke u zhivlluar 16 projekte reformuese – nga sundimi i ligjit dhe transparenca buxhetore, deri te transformimi digjital dhe tranzicioni i energjetikës.
„Reforma nuk është vetëm listë detyrash. Ai është udhërëfyesi ynë. Ndërsa integrimi – nuk është simbolikë, ajo është themeli mbi të cilin qëndrojmë së bashku”.
Në cilësinë e nikoqirit të panelit, ishte nder i veçantë të udhëheq një debat thelbësor dhe të hapur me kolegët e mi nga rajoni dhe me partnerët tanë nga Komisioni Evropian, organizatat rajonale dhe bankat ndërkombëtare.
Diskutimi ishte i hapur dhe i drejtpërdrejtë, pa fraza boshe. Sepse tashmë nuk flasim për plane – por për hapat të cilat po i ndërmarrim. Për ndryshime të cilat realisht po ndodhin.