Para fillimit zyrtar të Samitit për Planin për rritje në Shkup, zhvillova takim dypalësh me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.
Diskutuam hapur dhe drejtpërdrejt për rezultatet të cilat Maqedonia e Veriut tashmë i ka arritur në implementimin e Planit për rritje dhe Agjendës reformuese, si dhe për hapat konkretë vijues të cilat çojnë deri në hapjen e klasterit të parë: “Vlerat fundamentale”.
Komisionerja i njeh përpjekjet tona dhe na dha mbështetjen e saj për të vazhduar me të njëjtën vendosmëri.
Riafirmova qëndrimin e Qeverisë se zhbllokimi i procesit integrues dhe përparimi drejt antarsimit në BE mbeten prioritet strategjik më i lartë. Jemi të përkushtuar në këtë rrugë me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë, dhe besojmë se me qasje konstruktive mund të arrijmë përparim konkret.


