MPB nuk duhet të heshtë sepse përpjekja për të frikësuar votuesit cenon rëndë demokracinë.

MPB nuk duhet të heshtë sepse përpjekja për të frikësuar votuesit cenon rëndë demokracinë.
Jemi dy ditë pas një deklarate publike të kryetarit të VMRO-së ku potencoi që ka fakte se grupe të armatosura janë prezente në vendbanime të ndryshme të shtetit tonë dhe akuzoi BDI-në e Ali Ahmetin për një gjë të tillë.
Ende asnjë reagim nga nga organet e rendit.
Për fjalën e akuzën publike kemi përgjegjësi edhe ligjore.
Ne i bëjmë thirrje MPB që të marrë masa dhe të identifikojë dhe neutralizojë këto grupe. Në të kundërtën kjo na dërgon tek supozimi se e gjithë situata është një përpjekje e koordinuar për të ndjellur frikë tek votuesit, duke krijuar diskursin se mund të ndodhin konflikte ditën e zgjedhjeve.
Si politikanë duhet të jemi garantues të një ambienti të sigurtë e procesi demokratik.
Ndryshimi është çështje ditësh dhe nuk ka taktikë që e ndalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *