Murtezani: Agjenda Reformuese nuk është vetëm dokument, por mundësi për integrim në BE
Ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani që vjen nga radhët e Alternativës dhe Koalicionit VLEN, gjatë ditës së sotme ka marr pjesë aktive në diskutimin për esencën e Agjendës Reformuese.
Murtezani ka theksuar se Agjenda Reformuese nuk duhet shikuar si detyrim ndaj Brukselit, por si detyrim ndaj qytetarëve tanë.
Në këtë tryezë të rrumbullakët në të cilën ka marr pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickovski, Murtezani ka përmendur elementin e bashkimit e jo ndarjeve sistematike.
“ Agjenda Reformuese nuk është vetëm dokument. Ajo është mundësia jonë që t’i tejkalojmë ndarjet sistematike, të ndërtojmë besim, drejtësi dhe mundësi, veçanërisht për të rinjtë tanë.
E ardhmja nuk pret. Ajo ndërtohet. Së bashku”, theksoi midis tjerash Murtezani.




