Kisha kënaqësinë të mirëpres në takim z. Ervin Ibrahimoviq, nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Ministër i Punëve të Jashtme. Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike dhe shqyrtuam mundësitë për thellimin e këtyre marrëdhënieve në fushat politike, ekonomike dhe kulturore.
U fokusuam në sfidat, nevojën për përshpejtimin e procesit të reformave dhe angazhimin e përbashkët strategjik për integrimin në BE, duke theksuar rëndësinë e aleancës sonë në kuadër të NATO-së për stabilitetin në rajon.
Po ashtu, diskutuam rolin e bashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimin e përvojave në avancimin e procesit eurointegrues. Shprehëm gatishmërinë për intensifikimin e takimeve në nivele të ndryshme për të focuar më tej bashkëpunimin mes dy qeverive dhe parlamenteve.




