Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti në takim Ambasadorin e Katarit, Sheik Jasim Bin Hamad Al-Tani

Kisha kënaqësinë të takohem me Ambasadorin e Katarit, Sheik Jasim Bin Hamad Al-Tani, i cili po përmbyll mandatin e tij. E falënderova për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm dhe për kontributin e vyer në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona.
Konfirmuam që Maqedonia e Veriut dhe Katari kanë marrëdhënie tradicionalisht miqësore, ndërsa shqyrtuam mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me focus në planin ekonomik dhe tregtar. Theksova rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërparlamentare përmes grupeve parlamentare për bashkëpunim, si një element kyç për realizimin e interesave të përbashkëta.
Përfundimisht, i dëshirova suksese në angazhimet e tij të ardhshme si dhe u pajtuam që do të mbesim të përkushtuar në avancimin e vazhdueshëm të miqësisë mes dy vendeve tona