Kisha kënaqësinë të mirëpres në Kuvend raportuesit e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Sibel Arslan dhe Joseph O’Reilly. Gjatë takimit, diskutuam mbi progresin e arritur dhe sfidat në përmbushjen e standardeve europiane, duke ritheksuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe aspiratën tonë të palëkundur për anëtarësim të plotë në BE.
Gjithashtu, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Çështje Kushtetuese, së bashku me anëtarët e tjerë, adresuam çështje që lidhen me zbatimin e Kushtetutës, dhe sifat tjera mbi propozimet për ndryshime kushtetuese.
I falënderova për mbështetjen dhe nënvizova se bashkëpunimi i ngushtë me institucionet europiane mbetet jetik për avancimin e proceseve demokratike dhe të ardhmen europiane të vendit tonë.




