Ministri Çupi: 23 komuna janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për “Qendra për Diasporë”

Ministri Çupi: 23 komuna janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për “Qendra për Diasporë”, këto janë përgjegjësitë dhe kompetencat që i kanë
Iniciativa me propozim-marrëveshjen u është dërguar të gjitha komunave ( 81 komuna ) në RMV, nga të cilat 23 nga komunat e mëposhtme kanë dhënë përgjigje pozitive dhe janë të gatshme për bashkëpunim:
1. Komuna e Aerodromit
2. Komuna e Berovës
3. Komuna e Bosillovës
4. Komuna e Vasilevës
5. Komuna e Vinicës
6. Komuna e Gostivarit
7. Komuna e Dibrës
8. Komuna e Dellçevës
9. Komuna e Karposhit
10. Komuna e Kisella Vodës
11. Komuna e Kërçovës
12. Komuna e Konçes
13. Komuna e Koçanit
14. Komuna e Krushevës
15. Komuna e Mavrovës dhe Radostushë
16. Komuna e Makedonski Brodit
17. Komuna e Novacit
18. Komuna e Novo Sellës
19. Komuna e Resnjës
20. Komuna e Shën Nikolës
21. Komuna e Tearcës
22. Komuna e Qendër Zhupës
23. Komuna e Shtipit (aneks marrëveshje).
Kompetencat dhe përgjegjësitë e zyrës janë si më poshtë:
– Të informojë diasporën për të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë qëndrimit në shtetin amë.
– Të kontribuojë në krijimin e një baze të të dhënave për të gjitha shoqatat aktive në diasporë, duke vënë theksin në diasporën ekonomike dhe shkencore.
– Të iniciojë bashkëpunimin e organizatave vendore me organizatat në diasporë për projekte të përbashkëta.
– Të shpërndajë shpalljen e konkursit të kabinetit të Ministrit të angazhuar për diasporë për mbështetje financiare të shoqatave nga diaspora vendore.
– Të ndihmojë në krijimin e bazës së të dhënave për diasporën e biznesit, si parakusht për zhvillimin e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në RMV, përkatësisht thithjen e investitorëve të huaj.
– Të informojë diasporën gjatë qëndrimit në shtetin amë për mundësitë që i ofron Qeveria në mbështetjen financiare shtesë për investime të huaja dhe vendase dhe ti orientojë investitorët potencial në sistemin me një ndalesë “OneStopShop”.
– Të informojë dhe ndihmojë në njohjen e mundësive për realizimin e projekteve me partneritet publiko-privat me diasporën për investime lokale dhe rajonale.
– Të inkurajojë “turizmi i diasporës” përmes aktiviteteve promovuese në turizëm.
– Të informojë, gjegjësisht, të promovojë mësimin e gjuhës amtare për fëmijët në diasporë, si parakusht për ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor.
– Të mbajë evidencë për numrin e studentëve të diplomuar nga diaspora lokale.
– Të shpërndajë konkursit e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë për ndarjen e bursave studentore për shtetas të huaj të cilët janë me interes të RMV-në dhe janë me origjinë nga RMV-ja.
– Të promovojë programet e lëvizshmërisë (mobilitetit) për të rinjtë nga diaspora në shkolla dhe fakultete publike dhe private.
– Të marrë pjesë në realizimin e projekteve të përbashkëta me shkollat në RMV dhe shkollat në vendet e banimit ku mësojnë të rinjtë nga diaspora përmes platformave dhe programeve të ndryshme (Erasmus+, eTwinning.net).
– Të informojë për praktikat verore dhe voluntarizmin për të rinjtë nga diaspora përmes shkollave, konferencave, edukimit të bashkëmoshatarëve dhe mjeteve të tjera.
– Të shpërndajë konkursin e Ministrisë së Kulturës për programin vjetor të kulturës dhe të informojë për ngjarje të veçanta kulturore që do të ishin me interes për qytetarët nga diaspora.
– Të nxit dhe promovojë binjakëzimin e qyteteve me ndonjë komunë jashtë vendit ku diaspora jonë është në numër më të madh.
– Të ndërmjetësojë dhe të krijojë mundësi për qasje më të lehtë në shërbimet administrative të diasporës gjatë qëndrimit të tyre në shtetin amë.
– Në mënyrë që diaspora gjatë qëndrimit në shtetin amë të ketë komunikim më të lehtë me institucionet në shtet në lidhje me marrjen e informacioneve përkatëse dhe shërbimet e nevojshme, përmes telefonit apo formës elektronike, punonjësit komunalë të përcaktuar në projektin “Qendra për Diasporë” do të bashkëpunojnë me punonjësit e zyrave të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për shërbime elektronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *