Ministri Admirim Aliti në konferencën ,,Cybertech Global” – Samiti Ndërkombëtar i Industrisë Kibernetike në Telaviv.

📌Ishte nder dhe privilegj të jem pjesë e panelit “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Hapësirën Kibernetike”, i cili u zhvillua në kuadër të konferencës ,,Cybertech Global” – Samiti Ndërkombëtar i Industrisë Kibernetike në Telaviv.
💬Në këtë panel, ku bashkëpjesëmarrës ishin përfaqësues të lartë qeveritar dhe inovator nga shumë vende të botës, adresuam rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe publik dhe paralelisht bashkëveprimin ndërshtetëror në trajtimin efektiv të kërcënimeve kibernetike si një faktor thelbësor për funksionimin e sigurtë të infrastrukturës dhe shërbimeve kritike në hapësirën kibernetike dhe sigurinë kombëtare.
🎯Potencova se Maqedonia e Veriut në kontinuitet dhe me shumë përkushtim po punon në zhvillimin e infrastrukturës për sigurinë kibernetike, duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm lidhur me ndërtimin e partneriteteve me subjektet e sektorit privat dhe organizatave ndërkombëtare, ku theksova projektin aktual me USAID-in mbi Infrastrukturën Kritike si dhe planet për të krijuar Agjencinë për Siguri Kibernetike.
🤝Falënderova organizatorët për mundësinë dhe u shpreha i kënaqur që eventeve të tilla, ku mund të ndajmë sfidat, përvojat dhe praktikat me vende të ndryshme, janë mënyra më e mirë për të ndihmuar në progresin global.
Admirim Aliti

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *