Ministrat e AlternAtivës, Xhemail Çupi dhe Admirim Haliti në projektin “Qendra për diasporën”.

Ministrat e AlternAtivës, Xhemail Çupi dhe Admirim Haliti morën pjesë në Punëtorinë e organizuar për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve të përfshira në projektin “Qendra për diasporën”.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes mes Komunave dhe Qeverisë, vazhdohet me trajnimin e punonjësve në këto zyra.
Ky projekt është i një rëndësie të veçantë për qytetarët tanë në diasporë dhe paraqet një nga projektet më të dobishme për faktin që mundëson lidhjen e atdhetarëve tanë jashtë vendit me institucionet tona, me çka do të sigurohet zbatim i të drejtave dhe nevojave të tyre.
Ministri Aliti ka riafirmuar se sa i përket Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, shërbimet, platformat dhe pajisjet digjitale, mbështetja administrative dhe ofrimi i ndihmës institucionale janë gjithmonë në gatishmëri të këtij projekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *