Më 24 prill humbën shqiptarët falë vendimit të BDI-së që ta sabotojë suksesin eventual te kandidatit tonë dr. Arben Taravari

Më 24 prill, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, doli vetëm një humbës i madh dhe ata janë shqiptarët, sepse asnjëri kandidat shqiptar nuk kaloi në raundin e dytë dhe kjo falë vendimit të BDI-së që ta sabotojë suksesin eventual të kandidatit tonë, dr. Arben Taravarit.
Në anën tjetër, fituese e vetme e këtyre zgjedhjeve ishte VMRO-DPMNE dhe Gordana Siljanovska, ndërsa BDI doli ta festojë humbjen e shqiptarëve.
Sidoqoftë, tash jemi në garën e zgjedhjeve parlamentare, e cila do të rezultojë me formim të qeverisë së re. Siç e dimë, asnjë qeveri, që prej vitit 1990-të, nuk është formuar pa përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve. Rrjedhimisht, edhe pas këtyre zgjedhjeve pa subjekt shqiptar nuk mund të ketë qeveri. E duke e ditur se subjekti i vetëm legjitim i votës shqiptare në këto zgjedhje është koalicioni VLEN, kjo nënkupton që nuk mund të ketë qeveri pa pjesëmarrjen e VLEN-it.
Le të jenë të qetë shqiptarët se, pavarësisht koalicioneve multietnike të disa partive shqiptare, VLEN-i nuk i lë shqiptarët të papërfaqësuar në qeveri.
Prandaj më 8 maj VLEN-i do t’i fitojë zgjedhjet dhe pas 8 majit do ta krijojë qeverinë e re.
Ndryshimi do të vijë, sepse ia VLEN, sepse këtë e kërkojnë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *