Në prani të Sekretarit të Përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi, Sekretarit Organizativ, Bashkim Murtezi, si dhe anëtarëve të Kryesisë Qendrore të Alternativës, Bejtullah Demiri, Abdylshyqyr Abedini dhe Bekim Emin, u mbajt mbledhja konstituive e nëndegës së Alternativës në f. Vrapçisht.
Me këtë rast u konstituua kuvendi i nëndegës, u zgjodhën anëtarët e Kuvendit të Degës dhe u zgjodh kryetari i nëndegës. Kjo detyrë iu besua Musa Selimit.
Pas kësaj vijoi një bashkëbisedim dhe diskutim në lidhje me zhvillimet aktuale në skenën politike shqiptare në vendin tonë.