Lidhja Europiane për Ndryshim: Abdush Demiri, kandidati ynë për anëtar në KSHZ

Ju njoftojmë që ne si grup parlamentar, respektivisht si deputetë të Lidhjes Europiane për Ndryshim, me rastin e mbylljes së Konkursit për anëtarë në KSHZ, kemi dorëzuar sot tek Kryetari i Kuvendit të RMV, z. Talat Xhaferi, një letër ku e kemi njoftuar për kandidatin tonë për anëtarë në këtë Komision.
Tashmë pasi kemi dërguar një letër zyrtare tek Kryetari i Kuvendit, duam tua bëjmë me dije edhe opinionit publik, që kandidati jonë për anëtar në KSHZ është Abdush Demiri, i cili plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara me ligj për këtë pozitë.
Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e procesit zgjedhor fer dhe demokratik, të shqetësuar për transparencën dhe pavarësinë e këtij procesi, si dhe duke thekësuar faktin që për momentin nuk ka asnjë anëtar të opozitës shqiptare në këtë komision, vlerësojmë që përzgjedhja e kandidatit tonë për anëtar të KSHZ, është legjitim, relevant dhe i domosdoshëm.
Si rrjedhojë, presim që përzgjedhja e kandidatit të opozitës shqiptare si anëtar në KSHZ, të mos uzorpohet për asnjë pazar politik të mundshëm, por të sigurohet përfaqësim i interesave tona në këtë komision, në mënyrë që të shmangim çdo manipulim dhe dyshim të procesit zgjedhor.
Vlerësojmë që kjo gjithashtu është një mundësi për të dëshmuar që jemi një shtet që synojmë integrimin europian dhe veprojmë në bazë të vlerave e normave demokartike europiane.
17.11.2023
Lidhja Europiane për Ndryshim

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *