Sot, bashkë me miqtë e mi, Izet Mexhitin e Bilall Kasamin, dhe me stërnipin e heroit tonë kombëtar Skenderbeut, Loris Castriota Skanderbegh II, bëmë homazhe në sheshin Skenderbeu në Çarshi.
Me trashëgimtarin e Gjergj Kastriotit diskutuam për historinë tonë të lavdishme të qëndresës dhe të mos përuljes, si dhe për rëndësinë e ruajtjes, kultivimit dhe bartjes të historisë kombëtare te brezat e rinj.