Kryetari Afrim Gashi, bashkë me nënkryetaren e Alternativës, deputeten Safije Sadiku Shaini, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, z Fatos Reka me rastin e Ditës së Flamurit

Sonte, bashkë me nënkryetaren e Alternativës, deputeten Safije Sadiku Shaini, kisha kënaqësi të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, z Fatos Reka. Duke ia uruar Ditën e Flamurit, i urova Ambasadorit që marrëdhëniet e mira ndërshtetërore dhe ndërshqiptare mes nesh të thellohen dhe të avancojnë drejt një të ardhmeje të përbashkët europiane.
Republika e Shqipërisë, përveçse fqinj i yni, është edhe epiqendra e botës shqiptare dhe njëherazi burimi i frymëzimit për secilin shqiptar në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *